Mirsevini në Forum Piskota

Mirsevini ne WwW.P!SKoTa.GooFoRuM.CoM
 
ForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Alonso fiton garёn e dytё tё sezonit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
DaCi-B
Admin


Numri i postimeve : 170
Join date : 17/09/2008

MesazhTitulli: Alonso fiton garёn e dytё tё sezonit   Mon Oct 13, 2008 1:47 pm

Ngasёsi i Renault, Fernando Alonso, ka bёrё dy fitore nё varg kёtё sezon, pasi qё triumfoi nё Japanese Grand Prix, derisa Lewis Hamilton dёshtoi tё arrijё nё zonёn e pikёve, pavarësisht qё u nis nga pozicioni i parё.

Ngasёsi i BMW Sauber, Robert Kubica, arriti nё cak i dyti pёr tё rihyrё nё luftё pёr titullin, ndërsa ngasësi i Ferrarit, Kimi Raikkonen pёrfundoi i treti. 

Rivali i Hamiltonit pёr titull, Felipe Massa nga Ferrari, arriti tё fitojё dy pikё, gjatё njё gare tё mbushur me incidente, nё tё cilёn edhe ai edhe ngasësi i McLarenit, pёsuan gjobitje gjatё vozitjes. 

Massa përfundoi i teti, por ngasësi i Toro Rosso, Sebastien Bourdais, i cili arriti nё cak i gjashti, u gjobit me 25-sekonda, pёr ta ngritur kështu brazilianin nё vendin e shtatё. 

Massa tash mbetet vetëm pesё pikё prapa britanikut nё listёn e ngasësve, derisa Kubica mbetet edhe shtatё pikё tё tjera, qё e rikthejnë atё nё garё me dy liderёt e kampionatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bota.gooforum.com
 
Alonso fiton garёn e dytё tё sezonit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mirsevini në Forum Piskota :: Të Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: