Mirsevini në Forum Piskota

Mirsevini ne WwW.P!SKoTa.GooFoRuM.CoM
 
ForumPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kontrata me Tevez vihet në dyshim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
DaCi-B
Admin


Numri i postimeve : 170
Join date : 17/09/2008

MesazhTitulli: Kontrata me Tevez vihet në dyshim   Mon Oct 13, 2008 1:46 pm

E ardhmja e Carlos Tevez te Manchester United është vënë në dyshim, pasi që Sir Alex Ferguson në vend se të nënshkruajë një kontratë me argjentinasin, ai dëshiron të nënshkruajë me të riun brazilian, Douglas Costa.

Argjentinasi i është bashkuar Manchesterit nga West Ham në vitin 2007 për një huazim dy vjeçar, por me mundësinë që Djajtë e Kuq ta blejnë atë kur të përfundojë huazimi. Mirëpo deri më tani sulmuesit të spikatur nuk i është ofruar asnjë kontratë. 

Tevez pati një paraqitje të shkëlqyer me Manchesterin duke iu ndihmuar bashkëlojtarëve për ta fituar Ligën premier dhe Ligën e Kampionëve. 

Sido që të jetë, sipas “News of the World” trajneri i Manchës, Sir Alex Ferguson, është i vendosur që ta transferojë në Old Trafford 18-vjeçarin brazilian, Costa, i cili aktualisht luan për skuadrën Gremio të Brazilit. 

Transferimi i brazilianit do të kushtonte afër 20 milionë euro. Kjo do të thoshte se Ferguson duhet të heqë dorë nga Tevez për ta realizuar dëshirën e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bota.gooforum.com
 
Kontrata me Tevez vihet në dyshim
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mirsevini në Forum Piskota :: Të Ndryshme :: Sport-
Kërce tek: